'Populli gjerman po kthehet kundër udhëheqjes së tij teksa emigracioni ka tronditur koalicionin e dobët në Berlin. Krimi në Gjermani po rritet. Gabim i madh kudo në Evropë lejimi i miliona njerëzve që e kanë ndryshuar kaq fuqishëm dhe dhunshëm kulturën e tyre'. Ky është komenti që ka bërë Presidenti i SHBA-së Donald Trump, për situatën politike në të cilën ndodhet Gjermania.
Kancelarja Angela Merkel, ditët e fundit ka pasur përplasje brenda koalicionit pikërisht për refugjatët.
Edhe për presidentin e SHBA-së Donald Trump, lejimi i milionave njerëzve ka bërë që të ndryshohet dhunshëm kultura europiane.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





