×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

SHBA merr masa ndaj Erdoganit që ble raketa ruse

Tuesday, 19 June 2018 18:03

Senati i Shteteve të Bashkua të Amerikës ka ndaluar shitjen e avionëve amerikanë luftarak ndaj Turqisë për aq kohë sa Turqia do të vazhdojë të blejë raketa S-400 nga Rusia. Ky ligj nuk mund të mos zbatohet vetëm nëse Presidenti Trump vendos të certifikojë Turqinë si një vend i sigurtë për NATO-n.

Turqia aktualisht ka në plan të blejë rreth 100 avionë të prodhuar nga kompania amerikane Lockheed Martin Corp.

Zyrtarë të NATO-s në mënyrë të vazhdueshme kanë lajmëruar Turqinë se sistemi i raketave ruse S-400, të cilin Turqia ka rënë dakord ta blej më 2016, nuk janë të përshtatshme me politikat e mbrojtjes së NATO-s. Por Turqia nuk i ka përfillur këto shqetësime dhe ka vazhduar zbatimin e marrëveshjes me Rusinë.

Vendimi i Senatit amerikan erdhi pas shqetësimeve të vazhdueshme të senatorëve për arrestimin e qytetarëve amerikanë dhe stafit të konsullatës amerikane në Turqi, të akuzuar si pjesë e grushtit të shtetit të ndodhur në Turqi në korrik 2016, si dhe për lidhjet e forta të vendosura ndërmjet Turqisë dhe Rusisë gjatë qeverisjes së Erdoganit.

Gjithashtu ligji ndalon zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Presidentit amerikan Donald Trump dhe kompanisë së telekomunikacionit ZTE. Tani kompania ZTE nuk duhet të ketë më veprimtari tregtare, as të blejë dhe as të shesë, me asnjë kompani amerikane të telekomunikacionit.

Ky vendim i senatit amerikan vjen pasi kjo kompani i shiti Iranit dhe Koresë së Veriut pajisje të rëndësishme telekomunikacioni, pavarësisht sanksioneve të vendosura nga SHBA-të për këto dy vende.

Për këtë veprim kompania ZTE u gjobit me 1 miliardë dollarë dhe njësoj si kompania Huawei u ndalua të ketë aktivitete tregtare në Amerikë. Por një marrëveshje ndërmjet Presidentit Trump dhe ZTE i dha mundësi kësaj të fundit të blejë paisje nga kompanitë amerikane duke vazhduar të qendrojë në treg.

Dy masat e marra ndaj ZTE dhe Turqisë janë pjesë e Aktit të Autorizimit Kombëtar të Mbrojtjes, sipas të cilit qeveria amerikane do të  shpenzojë mbi 700 miliardë dollarë për financimin e programit ushtarak dhe të armëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...