Tenton të bëjë foto majë shkëmbit, bie dhe humb jetën 32-vjeçarja shtatëzënë

Tuesday, 19 June 2018 20:27

E kishte pritur gjatë vizitën në Luginën e Fluturave, për të shkrepur foto me bukuritë mahnitëse natyrore nga pas, dhe që t’i dilnin sa më bukur kishte zbritur nga rruga kryesore automobilistike dhe kishte hipur mbi një shkëmb.

Por fatkeqësisht këto ishin edhe fotot e fundit të 32-vjeçares Semra Aysal, që pasi shkrepi disa foto me bashkëshortin, i kërkoi atij t’i bënte edhe disa vetëm.

Teksa po jepte poza para të shoqit, shtatëzëna humbi ekuilibrin duke rënë në shkëmbinj nga një lartësi mbi 300 metra. Shanset që të shpëtonte ishin zero, por megjithatë bashkëshorti thirri menjëherë ambulancën dhe forcat e shpëtimit, të cilët gjetën vetëm trupin e pajetë të gruas dhe fëmijës së saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës në Provincën Mugla të Turqisë, e njohur për bukuritë e mëdha natyrore.

Ndërsa të martën fotot e fundit të Semra Aysal dhe bashkëshortit të saj, të cilët jetonin në Izmir, u shpërndanë shumë në rrjetet sociale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...