Çarmatimi i Koresë së Veriut, anulohen manovrat ushtarake

E mërkurë, 20 June 2018 12:14

Zyrtarët ushtarakë amerikanë dhe ata koreano-jugor kanë rënë dakord të anulojnë manovrat ushtarake të caktuara për muajin gusht.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut tha të martën se aktualisht ata po presin një reagim nga Koreja e Veriut.

Presidenti Donald Trump tha se ishte ideja e tij anulimi i atyre që ai i quan ‘lojëra luftarake’ ndërsa Uashingtoni dhe Pheniani angazhohen në negociata të besimit të mirë për të zbatuar marrëveshjen e arritur në Singapor mes tij dhe udhëheqësit Kim, për çarmatimin bërthamor.

Seuli thotë se manovrat e përbashkëta janë të rëndësishme dhe se stërvitje të tjera të mëvonshme mbeten një mundësi. Choi Hyun-Soo është zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut. ‘Koreja e Jugut dhe Amerika do të vazhdojnë të diskutojnë masa të mëtejshme ndërsa ende nuk janë marrë vendime për stërvitje të tjera të mëvonshme.’

Presidenti jug-korean Moon Jae-in ka kërkuar bashkëpunim për këtë çështje ndërsa theksoi nevojën për të qenë të gatshëm për të zbutur presionin ushtarak ndaj Koresë së Veriut nëse ka përparime drejt çarmatimit bërthamor.

Ndërkohë Pentagoni ka thënë se do të vazhdojnë stërvitjet ushtarake në Paqësor me vende të tjera. /VOA/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...