×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bullgaria kërkon mbylljen e kufijve të BE-së, shkak refugjatët

Diel, 24 June 2018 15:13

Bullgaria që kryeson aktualisht Bashkimin Evropian pritet të propozojë në takimin e jashtëzakonshëm të 16 shteteve të BE për azilin që të mbyllen kufijtë e jashtëm të BE. Sipas mediave, Borisovi ka kërkuar “masa të menjëhershme për mbylljen e kufijve të jashtëm të BE dhe kontrolle të rrepta në kufijtë e brendshëm të BE”. Sipas gazetës Die Zeit, Borisovi ka thënë se Bullgaria nuk mund të jetë dakord si shtete të tjera që migrantët të rikthehen në ato shtete të BE ku janë regjistruar për herë të parë.

Austria: ushtarë në Ballkan, Itali e Greqi
Ndërsa ministri i Mbrojtjes i Austrisë, Mario Kunasek (nga FPÖ ultra e djathtë) kërkoi që në kufijtë e jashtëm të BE të stacionohen ushtarë. Sipas tij, ushtarët mund të angazhohen në Ballkan, në Itali dhe në Greqi, shkruan Die Zeit. “Ushtarët do të kishin një komandë civile dhe mund t’i mbështesin policët me logjistikë, me zbulim dhe në rast nevoje me përdorimin e armëve”, deklaroi Kunasek.
Tema e ndjeshme e migrimit solli të shtunën deklarata të ashpra të Italisë në drejtim të Francës. Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini e paralajmëroi Presidentin “arrogant” francez Emmanuel Macron që Franca “nuk do ta transformojë dot Italinë në një kamp refugjatësh të Evropës”.

 

Shtetet e Vishegradit të distancuara

Liderët e të ashtuquajturit grup të Vishegradit – Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke nuk janë të pranishëm në takim. Këtë e bëri të ditur kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, pas një takimi me liderët e katër shteteve dhe me Austrinë të enjten. Të katra shtetet e Vishegradit e kundërshtojnë me forcë skemën e shpërndarjes së refugjatëve të BE në vendet e tyre, të propozuar në vitin 2015.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e quajti takimin e sotëm “takim informal pune”, në prag të samitit me rëndësi me të gjithë liderët e BE, i planifikuar të mbahet të enjten dhe të premten.

Debatet e fundit në Gjermani dhe në Itali kanë shkaktuar një debat të nxehtë në këto shtete për temën e migrimit. Në takimin e sotëm, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel do të këmbëngulë për lidhjen e marrëveshjeve bilaterale për ripranimin e refugjatëve, për të shmangur me këtë hap veprime unilaterale të Gjermanisë në kthimin e refugjatëve, siç i kërkon ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer./.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...