×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ish- shefit të NATO-s i mohohet viza për në SHBA

Hënë, 25 June 2018 19:54

Ish-shefit të NATO-s, Javier Solana i është mohuar dhënia automatike e vizës për hyrje në SHBA.

Kërkesa e tij për një Sistem Elektronik për Autorizim  Udhëtimi (Esta) u mohua për shkak të një vizite në Iran.

Qytetari spanjoll duhet të aplikojë për një vizë të plotë - një proces më i shtrenjtë dhe i gjatë.

  1. Z. Solana, 75 vjeç, drejtoi NATO-n midis 1995 dhe 1999. Ai më vonë u bë shefi i politikës së jashtme të BE dhe ndihmoi në negociimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin.

Rregullat e vizave datojnë nga administrata e Obamës dhe nuk lidhen me ndalimin e diskutueshëm të Presidentit Donald Trump, i cili synon Iranin dhe pesë vende të tjera me shumicë myslimane.

Sistemi ndalon çdo shtetas nga 38 vende që vizituan Iranin, Irakun, Libinë, Somalinë, Sudanin, Sirinë ose Jemenin përpara datës 1 mars 2011.

Ata duhet të aplikojnë për vizë, e cila përfshin një intervistë ballë për ballë në një ambasadë ose konsullatë të SHBA.

  1. Z. Solana shkoi në Iran në vitin 2013 ku mori pjesë në inaugurimin e Presidentit Hassan Rouhani.

"Unë shkova atje për të përfaqësuar të gjithë ata që ishin përfshirë në negociata", tha ai për televizionin spanjoll. Presidenti Trump njoftoi tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit në maj. Ish-shefi i NATO-s tha se kishte nevojë për hyrje në SHBA sepse ai jep mësim në universitete të ndryshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...