Zgjedhjet në Turqi, rezultati zyrtar shpallet më 5 korrik

Tuesday, 26 June 2018 08:27

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura të dielën në Turqi do të shpallen më 5 korrik, njoftoi Sadi Güven, kryetari i Komisionit të Lartë Zgjedhor (YSK) në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

"Nëse zgjedhjet do të ngelnin në raundin e dytë (29 qershor), të premten do t'i shqyrtonim ankesat dhe do t'i shpallnim rezultatet. Megjithatë, meqenëse zgjedhjet presidenciale u finalizuan në raundin e parë, do t'i nënshtrohemi procesit sikurse në zgjedhjet parlamentare", tha Güven, i pyetur nga gazetarët rreth ankesave para godinës së YSK-së në Ankara.

"Andaj, (procesi) do të finalizohet më 4 korrik, ndërsa ne do t'i shpallim rezultatet më 5 korrik", njoftoi Güven.

Güven po ashtu tha se gati 100 për qind e proceverbaleve të rezultateve nga kutitë e votimit janë futur në sistem, ndërsa kanë ngelur për të hyrë në sistem vetëm rezultatet nga 41 vendkalimet kufitare.

"99,98 për qind të proceverbaleve të rezultateve zgjedhore i kemi futur në sistem duke i skanuar dhe i kemi ndarë me të gjitha partitë politike. Ndërkaq, 100 për qind e procesverbaleve brenda vendit tanimë kanë hyrë në sistem. Sipas kësaj, 50.065.080 vota janë të vlefshme. Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka marrë 26.328.042 vota. Këto janë shifra pa inkuadrimin e rezultateve nga 41 pika kufitare", tha Güven.

Modifikuar më Tuesday, 26 June 2018 08:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...