×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Presidenti francez pritet nga Ati i Shenjtë në Vatikan

Tuesday, 26 June 2018 13:56

Ndërsa çështja e emigrantëve, vazhdon të mbajë ndezur tensionin politik mes Italisë dhe Francës, Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur sot në Romë ku ka zhvilluar një vizitë pune në Vatikan. Ai është pritur nga Ati i Shenjtë Papa Françesku.

Në qendër të këtij takimi është problematika e fluksit emigrator në Europë dhe politikat e Bashkimit Europian mbi emigracionin.

Takimi mes Papa Françeskut e Macron zhvillohet pak orë pas zhvillimit të samitit informal mbi emigracionin i mbajtur së fundmi në Bruksel e pak orë para samitit të 28 vendeve anëtare të BE që pritet të mbahet më 28 qershor. Mediat italiane dhe franceze theksojnë se takimi i sotëm në Vatikan është një takim mes dy burrave me karakter të fortë që nuk e njohin mirë njëri-tjetrin, por që mund të gjejnë dakortësi në shumë drejtime siç është politika emigruese, mbrojtja ndaj ambientit e klimës, ndihmat humanitare ndaj vendeve në zhvillim, paqja e politikat shumëpalëshe për arritjen e saj.

Vizita e Presidentit francez në Romë nuk ka të programuar në axhendë asnjë takim me përfaqësues të qeverisë italiane. Gjatë vizites në Vatikan, Presidenti Emmanuel Macron, u shoqërua nga Ministri i Brendshëm Gérard Collomb, Ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian dhe  nga bashkëshortja e tij Brigitte.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...