Macron tako Papën: Emigrantët kanë nevojë për një zgjidhje evropiane

E mërkurë, 27 June 2018 09:07

akimi i Atit të Shenjtë me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Vatikan ka qenë një nga bisedat më të gjata me dyer të mbyllura të papatit.

Një takim ballë për ballë 57-minutësh për ti dhënë përgjigje çështjes së emigrantëve. Në qendër të diskutimeve mes tyre, sipas asaj që mësohet nga Vatikani, kanë qenë tema e laicizmit, klimës, Evropës dhe emigrantëve.

Gjatë takimit në Vatikan me presidentin Francës Emmanuel Macron, Papa Françesku i ka dhuruar shefit të Elizeut medaljen e San Martinos, i cili ia jep mantelin e tij një njeriu të varfër.

"Është një medalje e realizuar nga një artist roman i shekullit të shkuar, – i shpjegoi Papa, Macronit.

"Tregon San Martinon. Dhe kërkon të nënvizojë thirrjen e guvernatorëve në ndihmë të të varfërve. Të gjithë jemi të varfër".

"Para se të largohej, numri një i Elizeut i dha Bergolios, romanin "Ditari",  të shkrimtarit francez Georges Bernanos.

“Është një libër që e kam lexuar gjithmonë, e kam lexuar shumë herë dhe më bëri mirë”, komentoi Papa.

Para takimit me Papën, Macron zhvilloi një vizitë në Palazzo Farnese (një prej zyrave të Ambasadës në Francë) me një delegacion të Komunitetit Sant'Egidio të kryesuar nga  themeluesi Andrea Riccardi dhe Marco Impagliazzo, presidenti.

"Ne nuk futemi në çështje të ngushta politike midis Italisë dhe Francës, por Presidenti Macron shprehu dëshirën e tij për të zgjidhur problemet që lidhen me fluksin e emigrantëve në nivel evropian".

"Pa solidaritet Italia nuk do të ishte kaq e madhe"

Presidenti italian, Sergio Mattarella, duke folur për 1,300 të rinj në restorantin e komunitetit të San Patrignano deklaroi:  

"Pa solidaritet Italia nuk do të ishte e madhe. Këtu mund të ndiheni solidar, dhe kjo është një trashëgimi e popullit tonë, në ADN-në e italianëve ka solidaritet. Kultura jonë, historia jonë, bukuria e vendit tonë nuk do të ishte aq e madhe apo aq e çmuar në botë pa këto të dhëna, pa këtë vlerë të solidaritetit".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...