Zhduket zv/kryeministri i Libisë

E mërkurë, 27 June 2018 10:50

Agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency ka raportuar se Fat’hi al-Majbari, zëvendësi i kryeministrit të Libisë, është rrëmbyer dhe dërguar në drejtim të panjohur, sipas njoftimit të një zyrtai të paemëruar të qeverisë në Tripoli.

Deri më tani nuk ka informacione për fatin e zëvendëskryeministrit të rrëmbyer, apo për vërtetësinë e lajmit.

Libia është skenë e një krize të thellë politike dhe të sigurisë që nga viti 2011 kur në protestat masive kundër regjimit u vra Muammar Gaddadi. Që atëherë në pushtet janë qeveritë paralele me seli në Tripoli dhe Tobruk të cilat kanë dhe parlamente të ndara dhe forca të armatosura.

Në fund të vitit 2015 përfaqësuesit e qeverive paralele të Libisë nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara nënshkruan një marrëveshje për formimin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar.

Plani ishte që qeveria të marrë pushtetin në vend në afat prej 12 muajsh dhe të shpallë zgjedhje parlamentare. Për shkak të mosmarrëveshjeve, deri më tani marrëveshja nuk është implementuar plotësisht, kështu Libia është ende larg nga një vend stabil nga aspekti i sigurisë dhe ai politik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...