Video/ 4-vjeçari që po bën histori në pikturë hap ekspozitë në New York

E mërkurë, 27 June 2018 12:11

Pas suksesit me “Krizën e ngjyrave”, 4 vjeçari Advait është gati për ekspozitën e tij të parë në ekspozitën e tij të parë në New York.

Indiani, me nënshtetësi kanadeze, që nga mediat është cilësuar si mrekulli, është një nga artistët më të rinj dhe më të suksesshëm në botë. Etika në punë dhe imagjinata e mahnitshme e 4 vjeçarit, ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të dashuruarve pas artit.

Koleksioni i parë, me 30 piktura, që u shfaq në Kanada titullohej “Kriza e ngjyrave” por secila prej tyre ka një emër të veçantë si “Supernova” “Kandili i Detit” etj.

Ai punon vetë, pa u ndikuar nga askush, pa instruksione. 4 vjeçari nuk sheh pothuajse fare televizor dhe as nuk luan me kompjuter.

Prindërit e pikasën talentin e tij kur ishte vetëm 8 muajsh. Në moshën 2 vjeçare nisi të zhgarravisë me ngjyra mbi mobilie dhe sot ai frymëzohet nga galaksia dhe dinozaurët.

Pikturat e tij tregojnë histori të bollshme që vijnë nga imagjinata e gjallë. Helen Bridgeo është zonja që tashmë ka në shtëpi 5 piktura në Advait, të cilat thotë se i adhuron.

“Nuk kam parë kurrë një vogëlush 4 vjeç të pikturojë siç ai di të bëjë” thotë Helen, të cilën pikturat e Advait e bëjnë të lumtur sapo i shikon.

Pikturat e tij të para tashmë janë shitur, për 2 mijë dollarë secila dhe rrugën përpara Advait e ka të gjatë por me sukses të garantuar. 

 
 
Modifikuar më E Enjte, 28 June 2018 12:13

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...