×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ukraina: Sulm i madh kibernetik që po vjen nga Rusia

E mërkurë, 27 June 2018 15:19

Kreu i policisë kibernetike të Ukrainës, Serhiy Demedyuk tha se hakerët rusë po piraterojnë sistemet kompjuterike të kompanive të Ukrainës për t’i hapur rrugë “një sulmi të koordinuar, të shkallës së gjerë”.

Demedyuk i tha agjencisë Reuters se bankat dhe kompanitë energjetike janë në mesin e shënjestrave të hakerëve të dyshuar dhe tha se policia e Ukrainës është duke punuar me autoritetet e huaja për t’i identifikuar fajtorët. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i hodhi poshtë pretendimet e Demedyukut, duke i cilësuar si “të pavërteta”.

Autoritetet e sundimit të ligjit dhe firmat private të sigurisë në gjithë botën janë duke i monitoruar me kujdes kërcënimet në Ukrainë, pasi ky vend ka qenë origjinë e disa prej sulmeve më serioze kibernetike që kanë ndodhur në botë.

Në qershor të vitit 2017, një virus i quajtur NotPetya ka goditur departamentet qeveritare dhe kompanitë shtetërore në Ukrainë, para se të përhapej në rrjetet e korporatave në gjithë globin, duke shkaktuar humbje prej miliarda dollarësh, shkruan rel.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, së bashku me Ukrainën, kanë fajësuar Rusinë për virusin NotPetya.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...