Këshilltari amerikan në Moskë për takimin e ardhshëm Trump-Putin

E Enjte, 28 June 2018 08:51

Zyrtarët e Kremlinit thonë se ekziston një marrëveshje që Presidenti rus Vladimir Putin dhe President Donald Trump të takohen në një vend të tretë.

Njoftimi u bë të mërkurën, ndërkohë që këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, ndodhet në Moskë për bisedime me zotin Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë.

Ndihmësi i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, tha se hollësitë lidhur me vendin ku do të mbahet takimi Trump-Putin do të bëhen të njohura të enjten.

Takimi pritet të mbahet pasi Presidenti Trump të marrë pjesë në takimin e NATO-s më 11 dhe 12 korrik dhe pasi të ketë vizituar Britaninë më 13 korrik. Ndër vendet ku thuhet se mund të mbahet takimi, janë Viena dhe Helsinki.

Më parë, presidenti rus Putin i tha zotit Bolton se vizita e tij në Moskë ka shtuar shanset për përmirësimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Zoti Putin tha marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë në “gjendjen më të mirë të mundshme”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se situata jo e mirë e marrëdhënieve mes dy vendeve është temë që do të diskutohet në takim, krahas një sërë çështjesh të tjera ndërkombëtare.

Zoti Bolton tha se shpreson që vizita e tij një ditëshe të përgatisë terrenin për atë që do të jetë takimi i parë i zyrtar mes Presidentëve Trump dhe Putin.

Dy udhëheqësit janë takuar më parë në kuadrin e konferencave ndërkombëtare dhe kanë biseduar disa herë në telefon.

Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës janë tensionuar, për shkak të rolit të Rusisë në konfliktin e Sirisë dhe të dyshimeve për helmimin nga Rusia të një ish-agjenti rus në Britani.

Marrëdhëniet u keqësuan sidomos pas aneksimit nga Rusia të Krimesë dhe ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane. /Voa/

Modifikuar më E Enjte, 28 June 2018 09:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...