×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Trump i kërkon Putinit të bëjnë një marrëveshje për Sirinë

E Enjte, 28 June 2018 23:05

Presidenti Donald Trump edhe një herë ngriti idenë për të  tërhequr trupat amerikan nga Siria, këtë herë privatisht, gjatë një takimi me mbretin Abdullah II i Jordanisë në Shtëpinë e Bardhë.

Të dy krerët diskutuan gjerësisht mbi Sirinë, dhe Trumpi i  tha mbretit se mundet të  bëjë një marrëveshje më presidentin rus, Vladimir Putin për të ashtuquajturën ‘zonë të përjashtimit’ në jugperëndim të Sirisë që do e lejojë ShBA-në të tërhiqet sa më shpejtë të jetë e mundur.

Trump tha në muajin Mars se Shtetet e Bashkuara do të "tërhiqen nga Siria shumë shpejt", pasi Pentagoni kishte theksuar nevojën që trupat amerikan i duheshin vendit për të ardhmen.

Tani Trump duket se ka mundësinë të diskutojë mbi këtë temë me Putinin kur të dy takohen në Helsinki të Finlandës, muajin e ardhshëm.

Sipas CNN, plani i Trump do të lejojë rusët të ndihmojnë liderin sirian Bashar al-Assad, që të rimarrë një zonë ngjitur me kufirin e Jordanisë.

Duke lejuar Rusinë që të ndihmojë  Assadin të rimarrë zonën , Trump beson se  mund ti tërheqë trupat amerikanë pa luftime nëse respektohen kushtet e vendosura.

Në këmbim, Trump kërkon nga rusët siguri që regjimi sirian nuk do i shpallë luftë trupave amerikanë.

Trump gjithashtu kërkon nga Rusia që të parandalojë luftën në Sirinë jugperëndimore dhe të bllokojë forcat iraniane.

Por edhe nëse Putini do të pajtohej me propozimin e Trump, gjithsesi nuk do të dihej me siguri nëse Rusia do ti përmbahej marrëveshjes.

Përshtati: 55news.al /cnn

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...