Tragjike/ Fundoset anija me emigrantë, dyshohet për mbi 100 viktima (foto)

Premte, 29 June 2018 21:31

Roja bregdetare e Libisë lajmëroi se 100 emigrantë janë shpallur të zhdukur dhe mendohet kanë humbur jetën pasi varka e tyre është përmbysur në afërsi të bregut të Libisë. Ndërkohë që janë gjetur trupat e tre foshnjave raportojnë të mbijetuarit.

Nga përmbytja u arrit të shpëtohen vetëm 14 emigrantë nga varka, tha zëdhënësja e rojës bregdetare, duke shtuar se nuk ka të dhëna për numrin e saktë të emigrantëve të cilët ishin në varkë, e as për nacionalitetin e tyre.

120 emigrantë ishin në bordin e anijes kur ajo u gjend në telashe në Al-Hiddiya, në lindje të kryeqytetit Tripoli.

16 vetë mbijetuan, ndërsa të zhdukurit dhe të vdekurit përfshinin tre fëmijë.

Ndërsa që pas orësh të tëra negociatash, ditën e sotme udhëheqësit europianë arritën një marrëveshje për të zgjidhur krizën e emigrantëve.

Zgjidhjen e shohin tek krijimi i kampeve të reja të pritjes së azilkërkuesve brenda Bashkimit Europian dhe jo ne vendet e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, siç ishte plani i Austrisë. Përfituesit e azilit do të shpërndahen mes vendeve europiane mbi baza vullnetare. Kuota detyruese nuk do të ketë më.

Kampet do të administrohen edhe me ndihmën e UNHCR-së. Synimi është ngritja e kampeve edhe në Afrikë e Lindje të Mesme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...