Italia dhe Franca rrisin tensionet, shkak janë refigjatët

Saturday, 30 June 2018 15:20

"Një marrëveshje e brishtë dhe e paqartë në disa pika" është komenti i mediave dhe analistëve italianë një ditë pas samitit të vendeve të BE mbi problematikën e fluksit emigrator në Evropë.

Vëmendja mediatike është përqëndruar në konferencat e shtypit të Kryeministrit italian Giuseppe Conte dhe Presidentit francez Emmanuel Macron mbajtur menjëherë pas përfundimit të samitit dy ditor në Bruksel.

Deklaratat e tyre kanë rindezur tensionin mes Italisë dhe Francës mbi konceptimin dhe këndvështrimin e këtyre dy vendeve ndaj asaj çfarë u arrit në këtë samit.

"Koncepti i detyrimeve që ka vendi i parë mbërritës për emigrantët nuk do të eleminohet,"-ka deklaruar Macron, duke theksuar se qendrat e kontrollit të emigrantëve duhet të ngrihen në vendin e parë ata ku zbarkojnë.

"Qendrat e kontrollit e mbikqyrjes  së emigrantëve në territorin  e BE do të ngrihen në vendet ku ata bëjnë hyrjen e tyre të parë e i takon këtyre vendeve në bazë vullnetare të shprehen nëse janë të gatshme apo jo t'i hapin këto qendra."

Ndërsa Franca nuk është vendi i parë mbërritës për emigrantët.Disa nga vendet anëtare, njëkohësisht vende të para mbërritëse për emigrantët kanë shprehur vullnetin e tyre për të hapur këto qëndra."

Por nuk ka vonuar përgjigja e kryeministrit italian Conte që në konferencën e shtypit i pyetur mbi këtë deklaratë të Presidentit francez u përgjigj: "Macron ndoshta ka qenë pak i lodhur dhe përgënjeshtroj atë çfarë ai ka thënë. Në marrëveshjen e arritur nuk ka asnjë pikë referuese për vendet e para mbërritëse për emigrantët. Italia nuk dha disponueshmërinë e saj për ngritjen e kampeve me emigrantë, ndërsa disa nga vendet e tjera qenë të gatshme."

Por mbetet e pazgjidhur nyja e vendit se ku do të ngrihen këto qendra të reja kontrolli e identifikimi për emigrantët dhe pse kryeministri Conte saktësoi në konferencën e shtypit se "siç parashikohet në pikën 6 të marrëveshjes së arritur, ngritja e kampeve të reja të emigrantëve në territorin e vendeve anëtare të BE nuk i imponohet asnjë vendi. Italia nuk do të marrë asnjë emigrant dhe pse i regjistruar në territorin italian dhe më pas ka shkuar në Gjermani e se nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me Gjermaninë për lëvizjen sekondare  të emigrantëve dhe Merkelit nuk i kam premtuar asgjë të tillë."

Kryeministri italian Conte shtoi gjithashtu se falë insistimit të Italisë u arrit për herë të parë të vendoset kriteri i përgjegjësisë së përbashkët të 28 vendeve anëtare në operacionet e kërkim shpëtimit të emigrantëve në Mesdhe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...