11-vjeçarja martohet me 41-vjeçarin, zemërim te njerëzit

Diel, 01 July 2018 16:32

Martesa e një vajze 11-vjeç me një burrë 41-vjeç ka shkaktuar zemërim në Malajzi. Ata kërkojnë që mosha minimale për të gjitha martesat të ndryshohet në 18 vjeç.

Prindërit e saj thanë se pranuan që vogëlushja të bëhej gruaja e tretë e malajzianit vetëm nëse ai do të pranonte vajza të qëndronte në shtëpinë e tyre deri në moshën 16-vjeç.

Qeveria malajzeze tha se nuk ka asnjë regjistrim të martesës e cila ka ndodhur në Tajlandë, dhe se po bëhen hetime.

Agjencia e fëmijëve në OKB-së tha se kjo ishte "tronditëse dhe e papranueshme".

"Nuk është në interesin më të mirë të fëmijës,"-tha përfaqësuesi i Malajzisë në Unicef, Marianne Clark-Hattingh.

Çfarë dihet për dasmën?

Janë shfaqur fotografi që tregojnë se dhëndrin e madh në moshë duke mbajtur dorën e vajzës pas ceremonisë së martesës.

Ai tashmë ka dy gra dhe gjashtë fëmijë të moshës nga pesë deri në 18 vjeç, thonë raportet e medias lokale.

Familja Tajlandeze e vajzës punon në shtetin malajzian veri-lindor të Kelantanit.

Aktivistët malajzianë thonë se dhëndri është tregtar, ndërsa prindërit e vajzës kanë jetojnë në varfëri.

Ndërsa mosha ligjore për martesë në Malajzi është 18 vjeç, gjykatat islamike të sheriatit mund të miratojnë martesat myslimane për vajzat nën moshën 16 vjeç.

Megjithatë qeveria malajziane tha se autoritetet fetare vendase nuk kishin asnjë dokument për këtë martesë.

"Pa leje nga një gjykatë fetare, martesa do të ishte e paligjshme dhe dhëndri mund të përballej me burgim deri në gjashtë muaj,"- tha Ministria për Zhvillim të Gruas, Familjes dhe Komunitetit.

"Martesa me një vajze 11-vjeçare është sjellje e një rrëmbyesi fëmijësh ose pedofili,"-tha aktivisti Syed Azmi Alhabshi për agjencinë e lajmeve AFP.

Aktivistët thonë se rreth 16.000 vajza malajziane nën moshën 15 vjeç janë tashmë të martuar, njofton AFP. Vitin e kaluar, Malajzia miratoi një ligj mbi krimet e seksit ndaj fëmijëve, por nuk e penalizoi martesën e fëmijëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...