Grekët në protestë kundër marrëveshjes për emrin e Maqedonisë

Hënë, 02 July 2018 08:38

Dy protesta të reja kundër marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedonisë janë zhvilluar sot pasdite në Selanik dhe Athinë.

Tubimet nuk janë të lidhura mes tyre, ndërsa si organizatorë lajmërohen lëvizje qytetare të cilat janë të njohura pak për opinionin, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në kryeqytetin grek, në sheshin ‘Sintagma’ para parlamentit grek, në orën 18:00 sipas kohës lokale, për protesta bën thirrje “Lëvizja për mbrojtje kombëtare dhe për Maqedoninë – Aleksandri i Madh” dhe “Komisioni shkencor për çështje kombëtare”. Ata protestojnë për “të ndaluar marrëveshjen e tradhtisë”.

“Greqia nënkupton Maqedoni. Të gjithë grekët, të bashkuar së bashku para parlamentit të Sintagmës, të dielën më 1 korrik në orën 18. Do të jemi aty që ta mbrojmë Greqinë tonë, Maqedoninë, historinë, sovranitetin kombëtar, Kushtetutën dhe demokracinë”- shprehen organizatorët përmes videove të publikuar në rrjetet sociale.

Ndërkohë në orën 19:00 sipas kohës lokale, është zhvilluar tubim në Selanik dhe marsh protestues përgjatë rrugëve të qytetit kundër marrëveshjes e cila përmban termin Maqedoni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...