Presidenti i Guinesë ndalon zyrtarët të dalin jashtë shtetit pa leje

Tuesday, 03 July 2018 18:49

Zyrtarëve të Guinesë Ekuatoriale u është ndaluar të udhëtojnë jashtë vendit, që prej mesit të muajit qershor, pa autorizimin e zëvendës presidentit, Teodorin Nguema Obiang, bënë të ditur disa prej tyre të kontaktuar sot nga media.

“Nuk kam mundur të udhëtoj në mungesë të këtij autorizimi, nuk e di, në aeroport më thanë se duhej një e tillë për zyrtarët”, deklaroi Juan Mbo, zyrtar në Institutin Kombëtar të Sigurisë Sociale, një informacion i konfirmuar nga funksionarë të tjerë të shtetit.

Më 13 qershor, një komunikim me shkrim i nënshkruar nga Teodorin Nguema Obiang, zëvendës president i ngarkuar për Mbrojtjen dhe Sigurinë i është drejtuar kryeministrit dhe ministrit për Sigurinë Kombëtare.

Të gjitha autorizimet për të lëvizur të nënshkruara nga anëtarë të qeverisë, zyrtarë të lartë dhe zyrtarë në përgjithësi, të cilët nuk janë përdorur ende duhet të kthehen mbrapsht për konfirmim nga ana e zëvendës presidentit.

Është kërkuar gjithashtu në këtë kërkesë me shkrim ku media ka siguruar një kopje që ajo t’u përcillet të gjitha ministrive, komisariateve, aeroporteve dhe porteve të territorit kombëtar, shkruan atsh.

Sipas burimeve që përputhen, kjo masë e re vjen pas dyshimeve për tentative të një grushti shteti që Malabo e konfirmoi në janar se e kishte dekonspiruar.

Disa porositës të përcaktuar nga pushtet se qëndronin pas kësaj tentative grushti shtet ishin zyrtarë që kishin udhëtuar në Europë në fund të vitit 2017.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...