Çarmatimi bërthamor, Mike Pompeo është nisur sot drejt  Phenianit

E Enjte, 05 July 2018 17:32

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo është nisur sot për në Korenë e Veriut për të vazhduar bisedimet për çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean.

Vajtja për herë të dytë në Korenë e Veriut vjen pas takimit historik të 12 qershorit në Singapor mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un.

Pas takimit historik të 12 qershorit, Presidenti Trump tha se beson se Kim Jong Un është serioz për çarmatimin bërthamor. Por njoftime mediatike të kohëve të fundit citojnë zyrtarë të zbulimit amerikan të kenë thënë se Koreja e Veriut po mashtron Shtetet e Bashkuara dhe vazhdon të zgjerojë aktivitetet bërthamore në disa objekte.

“Imazhet satelitore tregojnë përmirësime ose zgjerime të objektit bërthamor si dhe të objekteve të prodhimit të raketave. Të dhënat e zbulimit lënë të kuptosh se Pheniani po shton prodhimin e materialeve bërthamore, jo vetëm në Yongbyon, por edhe në objekte të tjera të fshehta.”

Bruce Klinger është ekspert për Korenë në Fonadacionin Heritage në Uashington dhe ish zyrtar i CIA-as dhe Agjencisë së Zbulimit për Mbrojtjen. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentonte të hënën lidhur me njoftimet.

“Nuk do të konfirmojmë apo mohojmë ndonjë raport të zbulimit. Ajo që mund të them është se po bëjmë përparime. Ambasadori amerikan në Filipine zhvilloi një takim me pjestarët e delegacionit të Koresë së Veriut dhe Sekretari Pompeo, sikurse thashë, do të niset drejt Phenianit nga fundi i javës. Ne do të vazhdojmë këto bisedime”, tha gjatë një konference për shtyp zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders.

Disa analistë citojnë tetë marrëveshje të dështuara me Korenë e Veriut dhe thonë se udhëheqësit e saj autoritarë nuk do të heqin dorë kurrë nga rezevat bërthamore. Zoti Klinger thotë se ka shpresë edhe pse Pheniani mund të përpiqet të mashtrojë edhe këtë radhë.

“Amerika duhet të mësojë nga gabimet e së kaluarës dhe të mos lejojë një marrëveshje tjetër të gabuar, që është shumë e shkurtër, shumë e paqartë, e cila nuk ka detaje të tilla si ato që kishim në traktatet për kontrollin e armëve me Bashkimin Sovjetik.” Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, tha për një kanal televiziv të dielën se administrata ka një plan veprimi që mund të shkatërrojë arsenalin bërthamor të Koresë së Veriut brenda një viti nëse bashkëpunon Pheniani. Ai tha se plani do të kërkonte transparencë të plotë të të gjitha programeve kimike, biologjike, bërthamore si dhe vendndodhjen e raketave balistike.

Modifikuar më E Enjte, 05 July 2018 17:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...