×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Turqi/ Erdogan shkarkon 18 mijë nëpunës civilë

Diel, 08 July 2018 09:07

Pas fitores së presidentit Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar, Turqia lëshoi një dekret këtë të dielë, përmes së cilit shkarkohen nga puna më shumë se 18 mijë nëpunës civilë, gati gjysma e të cilëve vijnë nga radhët e forcave policore, pikërisht përpara heqjes së mundshme gjatë këtij muaji të gjendjes së emergjencës, të vendosur prej dy vitesh, që pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti të korrikut të vitit 2016.

Dekreti në fjalë shkarkon 199 akademikë nga universitetet anembanë vendit, sikurse më shumë se 5.000 pjesëtarë të Forcave të Armatosura.

Autoritetet turke në fakt, sipas asaj që deklaroi zyra e të Drejtave të Njeriut në OKB gjatë muajit mars, ka shkarkuar që prej puçit të dështuar ushtarak rreth 160 mijë nëpunës civilë.

Mes të ndaluarve apo të paraburgosurve, më shumë se 50 mijë vetë janë përballur me akuza formale dhe janë mbajtur në qeli edhe gjatë gjykimit.

Aleatët perëndimorë të Turqisë kanë kritikuar ashpër këtë fushatë spastrimi. Kritikët e presidentit Erdogan e akuzojnë atë se po e përdor grushtin e dështuar të shtetit si pretekst për të shtypur disidentët. Turqia, nga ana e saj, shpjegon se masat janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...