Salvini kërkon mbylljen e porteve dhe për anijet e misioneve ndërkombëtare

Diel, 08 July 2018 17:37

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini ka vendosur të ndërmarrë një tjetër masë shtrënguese për bllokimin e fluksit të emigrantëve klandestinë që mbërrijnë çdo ditë nga Afrika në brigjet italiane.

Pas mbylljes së porteve italiane për anijet e organizatave humanitare të impenjuar në operacionet e kërkim-shpëtimit të emigrantëve në Mesdhe, Matteo Salvini ka vendosur mbylljen e porteve dhe për anijet e misioneve ndërkombëtare.

Numri 1 i Ministrisë së Brendshme italiane ka informuar se në samitin e ministrave të brendshëm të vendeve të Bashkimit Europian që do  zhvillohet këtë të enjte 12 korrik në Innsbruck, Italia do të kërkojë mbylljen e  porteve dhe për anijet e të gjitha misioneve ndërkombëtare që aktualisht operojnë në Mesdhe.

"Për fat të keq, qeveritë italiane të 5 viteve të fundit kanë firmosur marrëveshje me Bashkimin Europian që lejon që të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare të zbarkojnë  emigrantët në Itali. Por me qeverinë e re kjo lloj muzike ka ndryshuar do vazhdoj të ndryshoj",  shprehet Salvini.

Vendimi i Ministrit të Brendshëm italian erdhi pas zbarkimit në portin siçilian të Messinës të 106 emigrantëve të anijes së misionit ndërkombëtar Eunavformed.

Sipas verifikimeve të Ministrisë së Brendshme italiane këta emigrantë janë shpëtuar në brigjet libiane në natën e 4-5 korrikut.

 "Është e papranueshme, shprehet Salvini që të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare në Mesdhe të kërkojnë zbarkimin e emigrantëve në portet italiane."

Edhe ministri italian i Transportit dhe Infrastrukturës Danilo Tonili i Lëvizjes 5 Yje ka përkrahur këtë vendim të Matteo Salvinit duke akuzuar ish kryeministrin Matteo Renzi i cili ka firmosur marrëveshjen europiane Sophia që sipas tij ka zhvlerësuar të gjitha interesat kombëtare italiane duke pranuar zbarkimin në portet italiane të emigrantëve të shpëtuar nga të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare në Mesdhe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...