Dorëhiqet sekretari i Brexit, ja çfarë i shkruan kryeministres May

Hënë, 09 July 2018 09:16

Sekretari i Brexit, David Davis, ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e Theresa May në Londër.

Davis është personi, i cili ka udhëhequr negociatat e Britanisë së Madhe për braktisjen e Bashkimit Evropian.

Në letrën e tij të dorëheqjes ai ka kritikuar planin e qeverisë për Brexit- duke thënë se do ta vendoste Parlamentin në një pozitë të dobët në procesin negociues, raporton BBC.

Kryeministrja Theresa May u përgjigj ndaj tij duke thënë se nuk pajtohen, megjithatë e falënderoi për kontributin e dhënë. Davis ishte emëruar sekretar në vitin 2016.

Britania e Madhe përmes referendumit në qershor të vitit 2016 vendosi që të braktisë BE-në, mirëpo largimi ende nuk ka marrë formën e prerë, dhe negociatat pritet të zgjasin me vite.

Modifikuar më Hënë, 09 July 2018 12:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...