Japoni, 100 të vdekur nga moti i keq dhe 50 të zhdukur

Hënë, 09 July 2018 10:13

Ka shkuar në  100 numri i personave që kanë hunbur jetën si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Japoninë perëndimore. Ndërkohë më shumë se 50 të tjerë deklarohen të zhdukur.

Lajmin e bën të ditur qeveria japoneze.

Që nga e enjtja, pjesë të Japonisë perëndimore kanë regjistruar tre herë më shumë reshje shiu nga ajo e zakonshme për një muaj të tërë. Dy milionë njerëz ndërkohë po braktisin shtëpitë e tyre pasi lumenjtë po dalin nga shtretërit.

Skuadrat e shpëtimit kanë rinisur operacionet e tyre për gjetjen e të mbijetuarve apo trupave të pajetë të bllokuar nën baltë. Një zyrtar në prefekturën Okajama tha se niveli i ujërave po bie gradualisht dhe se ekipet e emergjencave mund të jenë në gjendje të arrijnë në zonat më të prekura më këmbë.

Pjesa më e madhe e viktimave janë regjistruar në prefekturën e Hiroshimës.

Në qytetin Motojama, në ishullin Shikoku ndërkohë 583 mm shi ra mes mëngjesit të së premtes dhe atij të së shtunës. Paralajmërime për më shumë reshje janë në fuqi me më shumë se 250 mm të parashikuara të bien në disa zona brenda të hënës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...