Më i vogli i familjes mbretërore të Anglisë, Princi Louis u pagëzua ditën e djeshme në kishë, në gjatë një ceremonie private nga kryepeshkopi i Canterburyt, Justin Welby, në “Chapel Royal” të pallatit “St. James.
Princi më i vogël i Dukës dhe Dukeshës së Kembrixh erdhi në jetën vetëm para dy muajsh. Kjo është dalja e parë e tyre të gjithë së bashku.
Princi Louis do të ketë 6 kumbarë, të cilët janë Nicholas van Cutsem, Guy Pelly, Harry Aubrey-Fletcher, Lady Laura Meade, Hannah Carter dhe Lucy Middleton. Që të gjithë këta janë miq ose familjarë të dyshes së Cambridge, të cilët edhe në të kaluarën kishin zgjedhur miq e të besuar si kumbarë të Princit George apo Princesësh Charlotte.