Pas 17 ditësh në shpellë, të 12 futbollistët e vegjël e bllokuar në një shpellë në Tajlandë dhe trajneri i tyre janë shëndoshë e mirë në spital.
Që prej orëve të para të mëngjesit rinisën operacionet e shpëtimit për 4 djemtë e mbetur ende në shpellë me trajnerin e tyre. Për disa orë, duke punuar pa pushim zhytësit kanë punuar duke i nxjerrë të gjithë.
Të dielën dhe të hënën u nxorën tetë djem të tjerë, të cilët janë në gjendje të mirë.
Katër prej tetë djemve të nxjerrë të dielën nga shpella Tham Luang patën mundësinë të shihnin prindërit e tyre: për shkak të frikës nga infeksionet, ende të dy grupet ishin në ambiente të veçanta të ndara nga një vetratë.
Kështu deklaroi këtë mëngjes, një mjek nga spitali Prachanukroh në Chiang Rai ku djemtë janë shtruar. Mjeku shtoi se tetë fëmijët në spital gjithashtu biseduan dhe madje bënë shaka me kryeministrin Prayuth Chan-ocha, i cili mbërriti mbrëmë në vizitë në zonë.