Italia jep alarmin për mungesën e mjekëve – Deri në 2022 do të mungojnë 11,800 specialistë

Premte, 13 July 2018 10:04

Gjatë pesë viteve të ardhshme Italisë do t’i mungojë 11.803 mjekë. Edhe pse sot fqinji përtej Adriatikut ka një numër më të lartë mjekesh se disa vende të BE-së me sisteme shëndetësore të ngjashme, parashikohet që deri në vitin 2022 të krijohen mungesa të theksuara në tregun e punës për specialistë të rinj.

Arsyet për këtë mungesë janë fakti se 35% e mjekëve e lënë punën përpara moshës së pensionit, për të dalë në pension të parakohshëm ose për të shkuar në privat.

Alarmi vjen nga Federata e shoqërive shëndetësore publike, bazuar mbi rastet e mbi 91 qendrave shëndetësore, të cilat përbëjnë 44% të sistemit shëndetësor publik.

Problemi vështirësohet edhe sepse një nga katër të specializuar nuk zgjedh të punojë në sektorin publik. Ndërkohë, një nga tre mjekë që largohen kanë arsye të tjera përveç mbushjes së moshës së pensionit, si frika nga inovacioni teknologjik apo në mënyrën e organizimit.

Mungesat më të mëdha llogariten për mjek higjienistë, patologë klinikë, kirurgë, psikiatër, nefrologë dhe rehabilitues.

Ndër zgjidhjet që propozon Federata, përfshihet dhënia e një vlere më të lartë për profesionet jo mjekësore; integrimi më i madh mes mjekëve të përgjithshëm, pediatërve dhe mjekëve spitalorë, si edhe punësimi i mjekëve të sapodiplomuar duke i caktuar një tutor ekspert.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...