Google merr gjobë të majme

E mërkurë, 18 July 2018 14:24

Google do të gjobitet me një rekord prej  4.3 miliard eurosh për sistemin operativ Android, sipas BBC.

Vendimi i Komisionit Evropian vjen pas një hetimi trevjeçar mbi pretendimet se strategjia e kompanisë kishte forcuar padrejtësisht dominancën e kërkimit. Gjoba do të konfirmohet në një konferencë shtypi më vonë në Bruksel. Kjo do të jetë gjoba më e madhe e dhënë nga rregullatori kundër një firme të vetme. Sidoqoftë, Google mund ta kundërshtojë vendimin.

Komisioni Evropian fillimisht nisi të vëzhgonte Android-in në Prill të vitit 2015, pas një ankese nga Fairsearch – një grup tregtar që fillimisht përfshinte Microsoft, Nokia dhe Oracle midis anëtarëve të saj. Në atë pikë, Android kishte 64% të tregut të celularëve në Evropë, sipas firmës Statcounter. Që atëherë është rritur në 74%. Komisioni më pas bëri tre akuza specifike për sjellje anti-konkurruese, duke thënë se Google ishte “duke kërkuar që celularët dhe prodhuesit tabletë të Android të vendosin motorin e kërkimit si parazgjedhje dhe të instalojnë paraprakisht naviguesin Chrome përpara se t’u lejojnë atyre të kenë akses në Play Store; duke parandaluar prodhuesit nga shitja e pajisjeve celulare të mundësuara nga sistemet operative rivale bazuar në kodin e hapur të Android; duke i dhënë prodhuesve të pajisjeve nxitje financiare për të ofruar shërbimin e vet të kërkimit si opsioni i vetëm i instaluar paraprakisht”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...