DASH, kundër marrjes së amerikanëve në pyetje nga Rusia

E Enjte, 19 July 2018 19:24

Departamenti i Shtetit ka denoncuar kërkesën e Rusisë për të marrë në pyetje disa shtetas amerikanë në këmbim të lejimit të një hetuesi amerikan që të marrë në pyetje 12 zyrtarë rusë të paditur nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen e tyre në zgjedhjet amerikane. Njëri nga amerikanët që Kremlini dëshiron ta marrë në pyetje është ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Rusi. Shtëpia e Bardhë tha të mërkurën se presidenti amerikan nuk ka përjashtuar mundësinë e lejimit të zyrtarëve rusë për të marrë në pyetje amerikanët. Gjatë samitit të Helsinkit mes Presidentit të amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, udhëheqësi rus ofroi një marrëveshje. Ai tha se Prokurori i Posaçëm amerikan Robert Mueller mund të vijë në Rusi dhe të hetojë 12 rusët e paditur nëse Kremlini mund të marrë në pyetje 11 amerikanë që dyshohet se kanë bërë veprime të paligjshme në Rusi. Synimi kryesor i Moskës është investitori me qendër në Londër, Bill Browder, i cili i ka prishur marrëdhëniet me Kremlinin. Vladimir Putin pretendon se bashkëpunëtorët e zotit Browder kanë realizuar fitime të mëdha në Rusi pa paguar taksa dhe se disa nga paratë janë transferuar jashtë vendit me ndihmën e oficerëve amerikanë të zbulimit.

Departamenti i Shtetit të mërkurën hodhi poshtë pohimet e Rusisë, duke i quajtur ato "absolutisht absurde". "Ne vazhdojmë t'u bëjmë thirrje autoriteteve ruse që të punojnë me Departamentin amerikan të Drejtësisë për të ndjekur ata në Rusi të cilët në fakt kanë kryer skemën mashtruese të cilës i referohet Rusia dhe që kishte në shënjestër jo vetëm zotin Browder, por edhe kompaninë e tij dhe të tjerët, si dhe popullin rus në përgithësi", tha Heather Nauert, Zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.

Por Shtëpia e Bardhë nuk e ka hedhur poshtë ofertën e Putinit. "Ka patur disa biseda për këtë, por Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmarrë asnjë angazhim. Presidenti do të punojë me ekipin e tij dhe ne do t'ju njoftojmë nëse do të ketë ndonjë zhvillim mbi këtë çështje", tha Sarah Sanders, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë. Prokurorët rusë duan të marrin në pyetje disa ligjvënës amerikanë, oficerë të sigurisë dhe diplomatë, duke përfshirë ish-ambasadorin e amerikan në Rusi Michael McFaul. Zoti McFaul i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë të dënojë në mënyrë kategorike atë që ai e quajti "kërkesë qesharake nga Putini". Por edhe para samitit të Helsinkit, McFaul shprehu shqetësimin rreth qëndrimit të Presidentit Trump ndaj Rusisë. "Frika ime më e madhe është se Presidenti Trump do të jetë shumë miqësor dhe lavdërues me Vlaidmir Putinin", tha ish ambasadori amerikan në Ukrainë. VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...