U kritikua, vjen lëvizja e beftë e Trump për Putin

Premte, 20 July 2018 08:44

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cilësoi samitin e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, si "sukses të madh" dhe tha se e mirëpret "takimin e dytë" me të, për të zbatuar disa nga idetë e diskutuara në Helsinki.

Trump, me disa postime në Twitter, kritikoi edhe shtypin për mbulimin e perceptuar negativ të takimit të tij me liderin rus.

"Samiti me Rusinë ka qenë sukses i madh, përveç armikut të vërtetë të njerëzve: lajmeve të rreme".

"E mirëpres takimin tonë të dytë, në mënyrë që të nisim zbatimin e shumë gjërave të diskutuara, përfshirë ndalimin e terrorizmit, sigurinë për Izraelin, çështjen bërthamore", tha Trump, duke përmendur edhe "sulmet kibernetike, tregtinë, Ukrainën, paqen në Lindjen e Mesme e të tjera".

"Ka shumë përgjigje, disa të lehta, disa të vështira, për këto probleme, por të gjitha mund të zgjidhen", tha presidenti amerikan.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dalë me deklarata zyrtare për takimin e dytë të mundshëm të Trumpit me Putinin.

Dy liderët janë takuar më 16 korrik në Helsinki të Finlandës. Trump është përballur me kritika të fuqishme nga ligjvënësit amerikanë, pas paraqitjes së tij në konferencën për media me Putinin, ku ka refuzuar ta fajësojë liderin rus për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. Trump më vonë ka thënë se është keqinterpretuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...