VIDEO/ I pari autobus pa shofer bën xhiron e parë në New York

Saturday, 21 July 2018 09:34

Makina e parë pa shofer është prezantuar në Nju-Jork, më saktësisht në Times Square. Realisht autobusi elektrik e bëri xhiron e parë përgjatë 150 metrave të Broadwayit, afër rrugës 48. Autobusi është i pajisur me censorë të teknologjisë së lartë, por natyrisht nuk ka shofer.

“Jemi duke demonstruar makinat pa shofer në mjetet me shpejtësi të madhe”, ka thënë Rick Baker, këshilltar i lartë i zhvillimit urban në qytetin amerikan. Por, ky autobus me shpejtësi jo aq të madhe është i dizajnuar për aeroporte, kampuse të shkollave, parqe ose qendra periferike të qytetit.

 “Sidoqoftë, ky autobus është krejtësisht i padëmshëm për këmbësorët. Ne kemi punuar shumë në përshtatjen e shpejtësisë së tij. Ka shumë njerëz dhe kemi nevojë për lehtësi në trafik. Mendojmë se makinat me shpejtësi mesatare do të përshtaten shpejt në këtë trafik”, shtoi Baker.

Autobusi zë deri në 20 persona dhe nuk ka ndenjëse.  Ky autobus është vetëm 1-vjeç, por ka 15 vjet që projektuesit janë duke punuar për të.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...