×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kush është truproja që po lëkund pozitat e presidentit francez

Hënë, 23 July 2018 18:45

Alexandre Benalla, është njeriu që ka vënë në vështirësi presidentin francez Emmanuel Macron.  Kreu i detajeve personale të Macron-it, është ndaluar për t’u marrë në pyetje për akuza të shumta, përfshirë dhunën nga një nëpunës publik dhe keqpërdorimin e shenjave të policisë.

Benalla është arrestuar nga policia pasi është publikuar një video ku shfaqet duke goditur dy protestues në Maj. Një hetim parlamentar është ngritur për të shqyrtuar akuzat.

Kjo erdhi pasi e përditshmja franceze ‘Le Monde’ të mërkurën botoi një video të Benallës duke veshur një kapelë policie dhe duke goditur  një njeri që i lutej për të ndaluar gjatë një demonstrate të 1 majit. Ditën tjetër, gazeta publikoi një tjetër video ku Benalla ishte me një helmetë,  me veshje policie duke dhunuar një grua gjatë protestës.

Pas skandalit

Pallati Elysee, ku Benalla ka punuar në rrethin e brendshëm të Macron, si ndihmës i tij i sigurisë, deri më tani nuk ka bërë asnjë koment për këtë çështje. Ndihmësit presidencialë thanë se Benalla ishte dënuar me një pezullim prej dy javësh nga posti i tij në maj por pas kësaj ai është shfaqur duke shoqëruar presidentin në vizitat zyrtare.

Por pas skandalit Benalla, 26 vjeç, është shkarkuar nga detyra.  Ai do të martohej me të fejuarën e tij, Myriam, të shtunën në orën 11 në sallën e qytetit të Issy-les-Moulineaux, në periferi,  jugperëndim të Parisit, por u detyrua të anullonte martesën.

Rreth 50 mysafirë ishin ftuar në një drekë pritjeje në një restorant në rrethin e 16-të elegant të kryeqytetit francez.  Sipas Reuters, Macron u takua disa anëtarë të qeverisë së tij të dielën për të diskutuar çështjen.

“Presidenti tha se sjellja e Alexandre Benalla në Ditën e Majit ishte e papranueshme, tronditëse dhe se ai nuk mund të lejonte idenë që dikush edhe shoqëruesit e tij mund të jenë mbi ligjin,”, shkruna Reutres.

Dy pyetjet që ngrihen:

1-Pse u deshën dy muaj e gjysmë për presidencën që të informojë prokurorët për incidentin e dhunshëm?

2-Pse Benalla qëndroi në punën e tij gjatë kësaj periudhe?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...