Çështja “Ozil” shndërrohet në luftë diplomatike Gjermani-Turqi

Tuesday, 24 July 2018 08:27

Çështja e tërheqjes së Ozil nga kombëtarja gjermane tashmë është shndërruar në një çështje të diplomacisë ndërkombëtare. Normale, kur konsiderohet fakti që një prej aktorëve kryesorë të çështjes në fjalë që ka tronditur në themele përfaqësuesen e Gjermanisë, aq sa për t’a eliminuar në Botëror që në fazën e grupeve, është pikërisht presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Shtrëngimi i duarve mes tij dhe Ozil e Gundogan krijoi shumë polemika, madje me kërkesën e një pjese të opinionit publik popullor, për të përjashtuar dyshen gjermano-ruse nga ekipi i grumbulluar në Rusi. Gjithsesi, në përfundim të dy futbollistët udhëtuan në Rusi, por rezultatet nuk ishin aspak të kënaqshme dhe me kthimin në Gjermani, polemikat vijuan, madje edhe më të forta. Dhe për të hedhur benzinë mbi zjarr ishte vetë Ozil.

Reagimet e tij në “Twitter”, që kishin të bënin si me çështjen “Erdogan”, ashtu edhe me marrëdhënien me Federatën Gjermane dhe tifozët, kanë shkaktuar një ferr të vërtetë mediatik. Për të mos folur për zgjedhjen e tij për tu larguar nga kombëtarja gjermane. Mes të paktëve në Gjermani që doli në mbështetje të Ozil ishte kancelarja Angela Merkel, e cila duke pranuar lamtumirën e Ozil nga fanella përfaqësuee, për të respektuar zgjedhjen e futbollistit, ka theksuar edhe kontributin e madh të dhënë nga ana e futbollistit të Arsenal për Gjermaninë ndër vite.

Ndërsa mbështetjen më të madhe Ozil e ka marrë nga jashtë Gjermanisë, dhe sikurse është e pritshme, me epiqendër në Turiq, ku çështja pati fillimin e vet, pas asaj foto mes futbollistit dhe Erdogan. Referuar raportimeve të AS, ministri i punëve të jashtme të Turqisë ka kontaktuar futbollistin për t’i shprehur të gjithë mbështetjen e atdheut të tij. Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë ka folur hapur për çështjen. “Në Europë ekziston një krizë, që ka arritur në një pikë në të cilën hyhet në konflikt me vlera universal. Kjo na bën të mos ndihemi rehat. Fatkeqësisht, shohim se liritë dhe të drejtat humane në Europë janë zbehur dhe se ka një theksim të racizmit dhe të diskriminimit. Vendimi i Ozil na duket i drejtë”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë turke.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...