Dhjetëra njerëz pa jetë e qindra të plagosur, pamje apokaliptike nga zjarri ne Greqi (Foto-Video)

Tuesday, 24 July 2018 08:43

Tragjik ka qenë bilanci i zjarrit të nisur ditën e djeshme në Athinë, i cili po vijon edhe sot. Deri në orën 7:30 të mëngjesit të së martës janë raportuar 50  persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Trupat e fundit pa jetë u nxorën nga deti, deri dhe 4 milje nga brigjet e Rafinas, në orët e para të këtij mëngjesi.

Ndërkohë, dyshohet se bilanci përfundimtar do të përfshijë më shumë të vdekur, pasi pranë shërbimeve përkatëse janë bërë dhjetëra telefonata nga të afërm për të deklaruar persona të zhdukur.

Gjithë viktimat janë gjetur në zonën ndërmjet Rafinas dhe Nea Makrit, posaçërisht në Mati dhe Kokkino Limanaki.

Për fat të keq, shumë prej viktimave janë fëmijë, mes të cilëve dhe një foshnje 6 muajshe.

Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Atikën Perëndimore dhe atë lindore, ndërsa ndihmë është kërkuar nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile.

Pamjet e mëposhtme janë sa të rënda, edhe tronditëse. Në to tregohen njerëzit që kanë mundur t’u shpëtojnë flakëve, duke u larë e duke u pastruar në breg të detit.

Shumë prej tyre u detyruan të rrinë me orë  të tëra brenda në ujë, për t’u shpëtuar flakëve të zjarrit.

Modifikuar më Tuesday, 24 July 2018 08:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...