Pamje të reja, shikoni tmerrin që po përjeton Greqia nga zjarret

Tuesday, 24 July 2018 09:49

Janë tragjike, të tmerrshme, rrëqethëse, të frikshme, pamjet qe vijne nga situata e renduar e zjarreve të shumta në të gjithë rajonin e Atikës në Greqi që i kanë marrë jetën të paktën 54 personave, thonë zjarrfikësit.


Me dhjetëra të tjerë të plagosur, teksa autoritetet kanë paralajmëruar për viktima të tjerë dhe janë lutur për ndihmë nga vendet e BE.

Rreth gjysma e viktimave janë nga fshati Mati, një resort në bregun lindor të rajonit të Atikës, vetëm 30 km nga Athina, tha brigada lokale e zjarrit. Mediat lokale gjithashtu raportojnë se rreth 168 njerëz u plagosën në të gjithë vendin.

“Disa vendbanime janë zhdukur nga harta”, tha kryebashkiaku i Rafina Pikermiou, Vangelis Bournos për gazetat lokale.

Teksa raportohet se jane të paktën 15 vatra zjarri qe po mundohen te shuhen në të njëjtën kohë në tre fronte të gadishullit të Attikes, që përfshin kryeqytetin grek Athinën, zëdhënësi i qeverisë Dimitris Tzanakopoulos paralajmëroi për një “natë shumë të vështirë” përpara duke marrë parasysh kombinimin e erërave intensive nga zona perëndimore. Ai vuri në dukje se të paktën 16 fëmijë janë në mesin e viktimave.

 
Modifikuar më Tuesday, 24 July 2018 09:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...