Ditë e tragjedive të mëdha, zjarri, vapa dhe përmbytjet vrasin me qindra në botë

Tuesday, 24 July 2018 14:55

Nga shumë njerëz e marta mendohet si ditë tersi, e me energji negative, por kjo e martë, 24 korrik 2018, do të mbahet mend gjatë në Greqi, Japoni e Laos, pasi bilanci i viktimave për shkaqe natyrore ka shkuar në disa qindra jetë të humbur.

Të paktën 60 persona raportohet se kanë humbur jetën nga zjarri që ka përfshirë periferinë e Athinës orët e fundit që u përhap me një shpejtësi marramendëse i ndihmuar edhe nga era. Afro 200 është numri i personave që raportohen të plagosur, ndërsa mbi 1000 shtëpi e 300 makina janë shkrumbuar nga flakët.

Një ditë tragjike edhe në Laos, ku për shkak të reshjeve të shumta dhe rrëshqitjeve të dherave me qindra persona raportohen të zhdukur, teksa 6600 persona kanë ngelur të pastrehë pasi shtëpitë e tyre janë mbuluar nga dherat.

Ndërkohë që në Japoni raportohen se të paktën 65 persona kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të larta në dy javët e fundit. Një zëdhënës i agjencisë paralajmëroi se nivelet të paprecedentë të të nxehtit, janë regjistruar në disa zona. Më shumë se 22 mijë persona në shtetin aziatik janë shtruar në spitale si pasojë e atakëve kardiake, me rreth gjysmën e tyre të moshuar. TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...