Rritet bilanci tragjik: 74 të vdekur nga zjarret, Greqia tre ditë zi kombëtare

Tuesday, 24 July 2018 16:46

Greqia po kalon momente shumë të vështira. Në raportimin e fundit të mediave greke thuhet se numri i të vdekurve ka shkuar në 74 të vdekur dhe 164 të plagosur, në zonat turistike bregdetare pranë kryeqytetit të Athinës.

Ndërkohë vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive.

Bilanci është ende provizor pasi vijohet të kërkohet në det ndërsa ekipet e shpëtimit nuk kanë nisur ende kontrollin e banesave.

Flitet se mes viktimave ka dhe shqiptarë por zyrtarisht ambasada shqiptare në Athinë nuk e ka konfirmuar ende. Zyrtarisht ambasada shqiptare konfirmon për një shqiptare 63 vjeçare që ndodhet në spitalin e Evangjelizmos në Athinë.

Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Atikën Perëndimore dhe atë lindore. Për fat të keq, shumë prej viktimave janë fëmijë, mes të cilëve dhe një foshnje 6 muajshe.

Trupat e pajetë të 26 personave u gjetën në oborrin e një resort në Mati, (Në lindje të Atikës, 30 km larg Athines) pranë njëri tjetrit. Ata mesaduket kanë tentuar të largohen por nuk ia kanë dalë.

"Disa vendbanime janë zhdukur nga harta" tha kryebashkiaku i Rafina Pikermiou, Vangelis Bournos për një media lokale greke. Ndërkohë hetohet pista e zjarrvënies.

Një evakuim masiv është ndërmarrë me anije ushtarake, flotilje apo anije private dhe helikopterë ushtarakë.

Ora 16: 40 Rritet bilanci: Numri i viktimave shkon në 74 te vdekur

Ora 13: 21 Fundi tragjik i 26 burrave, u dogjën në banesë, disa u gjetën dorë për dore

Ora 13:11- Rritet bilanci: 60 te vdekur

Rritet bilanci i viktimave. Shkon në 60 numri i viktimave që humbin jetën nga zjarret. Ky numër pritet të rritet pasi ka shumë persona që janë raportuar si të zhdukur.

Shpallen tre dite zi kombetare

Kryeministri Tsipras në një mesazh televiziv të drejteperdrejte: Shpalli tri dite zi kombetare. Tsipras tha se Greqia po kalon momente të vështira por se askush nga te prekurit nuk do te harrohet dhe nuk do te mbetet pa ndihmën e shteti: "Greqia po kalon një nga momentet më të vështira. Tani është koha të luftojme që të shpëtojme çfarë mund të shpëtohet. Po luftojmë që të gjejmë të zhdukurit dhe të mos humben te tjera jetë njerezish. Askush nga te prekurit nuk do te harrohet dhe nuk do te mbetet pa ndihmën e shtetit"

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...