Alarm: Gratë dhe fëmijët e ISIS, rreziku i ri i botës

E mërkurë, 25 July 2018 08:05

Gratë e ISIS dhe fëmijët e tyre të radikalizuar përbëjnë një kërcënim domethënës për Britaninë, teksa autoritetet po akuzohen se e kanë nënvlerësuar potencialin e tyre për të kryer akte terroriste.

Një raport i ri i frikshëm ka zbuluar 145 gra e 50 të mitur midis rreth 850 njerëzve që shkuan nga Britania në Irak e Siri për t’u bashkuar me ISIS. Raporti “Nga Daesh te Diaspora” zbulon se 13% e 41490 qytetarëve të huaj që u bashkuan me grupin e terrorit në Irak e Siri midis 2013 e 2018 ishin gra dhe 12% të tjerë ishin të mitur. Tani janë ata që mund të përpiqen të mbajnë gjallë në Evropë Kalifatin e rrëzuar. Raporti, nga Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizimit e King's College në Londër, zbuloi se disa nga ato gra ishin përfshirë në planifikime aktesh terrori. Ekziston frika se tani mund të ketë celula terroriste të formuara vetëm nga gra dhe celula familjare. Safaa Boular, tani 18 vjeç, u bë planifikuesja më e re dënuar në Britani pasi u shpall fajtore për përgatitjen e një sulmi në Londër këtë viti, me një celulë të përbërë vetëm nga gra. Boular planifikoi fillimisht një sulm me armë e bomba në British Museum kur nuk arriti të bashkohej me burrin e saj në Siri.

Kur Boular u ndalua për tentativë për t’u bërë nuse xhihadi në Siri, motra e saj Rizlaine Boular mori stafetën dhe plafinfikoi vrasjen me thikë të kalimtarëve të rastësishëm përqark Pallatit të Westminster. Kur u arrestua, policët e gjuajtën katër herë me armë, por ajo mbijetoi. Dy motrat inkurajoheshin nga nëna e tyre, Mina Dich, 44 vjeç. Dich dhe Boular u burgosën për bërje plani për një sulm me thika në Londrën qendrore, sulm që celula terroriste femërore e kishte quajtur me emrin Mad Hatter’s Tea Party.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...