Mediat greke: Pse Aleksis Tsipras duhet të japë dorëheqjen

E mërkurë, 25 July 2018 08:22

Tragjedia nga zjarri që përfshiu rrethinat e Athinës mund të shkaktojë zhvillime brenda qeverisë së kryeministrit Aleksis Tsipras. Që një ditë pas tragjedisë, mediat kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe të disa ministrave.

Në një editorial të gjatë të së përditshmes greke “Zougla.gr” thuhet se tragjedia që ndodhi në Atikën lindore mund të regjistrohet si më e madhja e dekadave të fundit të shkaktuara nga zjarri. “Për fat të keq, gjithçka tregon se madhësia e kësaj tragjedie do të kapërcejë ato të zjarrit të vitit 2007 në Ilia. Shumë janë ata që kanë frikë se numri i vdekjeve do të jetë edhe më i lartë se numrat që shpallen gradualisht” – thuhet në artikull.

Artikulli thotë se ishte i pakuptueshëm kaosi i krijuar pas zjarrit kur forcat e emergjencës nuk kishin asnjë plan të përgatitur që më herët për raste të tilla.

“Pa asnjë plan emergjence, drejtuesit lokalë që e njohin terrenin nuk përcaktuan fusha të përqendrimit të njerëzve në nevojë. Ata u lanë në fatin e tyre. Ka dëshmi të qytetarëve që përshkruajnë shpëtimin e tyre, të varej tërësisht nga fati. Ata e gjetën veten para njerëzve që njihnin terrenin dhe i orientuan drejt detit. Të tjerë, të huaj që nuk e dinin rrugën, humbën jetën”- thuhet në shkrim.

“Me sa duket kushtet e motit kanë ndihmuar zjarrin. Natyrisht era ishte shumë e fortë. Dendësia e pemëve të pishës në Mati kanë punuar në intensifikimin e flakëve. Të gjitha këto janë të kuptueshme, por e gjithë kjo situatë është absolutisht e njohur që më herët.

Po flasim për Mbrojtjen Civile dhe Planifikimin e Emergjencave. Po flasim për planet që kanë ose duhet të jenë studiuar dhe zbatuar në mënyrë që në situata të tilla të ketë humbje sa më të vogla të mundshme të jetëve njerëzore.

Ne nuk po flasim për një zjarr në një zonë pak të populluar. Ne po flasim për një zjarr që goditi një pjesë urbane përgjatë plazhit lindor të Attica.

Ka ministra kompetentë që merren me portofolet përkatëse që u janë besuar atyre nga Kryeministri. Kreu politik i Ministrisë së Brendshme, mbikëqyrësit politikë dhe Zv.Ministri i Rendit Publik, shefi i Mbrojtjes Civile.

Sikur kreu i Mbrojtjes Civile të ishte një politikan japonez, ai do të kërkonte vetë tashmë të jepte dorëheqjen. Ai do të kërkonte falje përpara qytetarëve nga televizioni dhe do të zhdukej. Ndoshta karriera e tij politike do të mbaronte. E njëjta gjë do të ishte ndoshta edhe në Britaninë e Madhe ose në Francë. Ministrat në fjalë do të kishin dhënë dorëheqjen. Pavarësisht nëse do të ishte pranuar ose jo.

Po flasim për vende të tjera, kultura të tjera dhe qytetërime të tjera, por ekziston një emërues i përbashkët. Respekti për qytetarin. Veçanërisht kur bëhet fjalë për shumë qytetarë të vdekur.

Në vendin tonë gjërat janë të ndryshme. Kreu i emergjencave mund ta mendojë ndryshe. E drejta e tij. Po Kryeministri? Ai duhet të pyesë se si shoqëria po mendon për të? A nuk e kupton ai se në një moment, politika duhet të tregojë shenja të virtytit dhe guximit?” – thuhet ndër të tjera në shkrimin e Zougla.gr


Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...