Athinë, shkon në 81 numri i të vdekurve

E mërkurë, 25 July 2018 11:28

Arrin në 81 numri i viktimave nga zjarret. Një i moshuar që ndodhej ne spital me djegie ndërroi jetë në spital, ndërsa kufoma e një gruaje u nxor nga deti.

Ndërkohë ambasada shqiptare nuk konfirmon ende për ndonjë shqiptar mes viktimave, por raporton vetëm për 3 të plagosur, mes tyre dy fëmijë nga Fieri. 

Greqia është në zi kombëtare pas përballjes me një nga tragjeditë më të mëdha

Te plagosur nga zjarri kane mbetur mbi 180 persona.

Flakët që pushtuan Atikën perëndimore dhe lindore, zona turistike në afërsi të kryeqytetit grek Athinës, e shndërruan zonën në një gërmadhë.

Skuadrat e kërkim shpëtimit po kërkojnë shtëpi më shtëpi dhe në makinat e djeguar për persona të humbur.

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar sa persona rezultojnë të humbur, ndërsa shumë njerëz përmes televizioneve apo në rrjete sociale kërkojnë të afërmit e tyre. Numri i viktimave pritet të rritet ndërsa do të vijohet të kërkohet mes gërmadhave që la zjarri.

Më shumë se 280 zjarrfikës janë ende në zonë në verilindje të Athinës, dhe vijojnë të shuajën flakët. Ndërkohë 200 zjarrfikës të tjerë ndodhen në perëndim të Athinës, për të shuar flakët në zonën ku autoritetet evakuan paraprakisht tre komunitete  brenda natës.

Mediat greke shkruajnë se ndërsa mobilizimi i njerëzve "të zakonshëm", vullnetarë, peshkatarë, të gjithë ata që kontribuan dhe kontribuojnë me çfarëdo mjeti ishte gjigand, shteti përsëri provoi se është i papërgatitur për t'u përballur me një incident kaq të madh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...