Greqia sërish në telashe, ja çfarë e pret pas zjarreve

E mërkurë, 25 July 2018 18:42

Autoritetet në Bullgari kanë paralajmëruar fqinjët e tyre jugorë, Greqinë dhe Turqinë se mund të përballen me përmbytje pas reshjeve të mëdha që priten të tejfryjnë shtretërit e lumenjve Arda dhe Maritsa që rrjedhin në territoret e tyre.

Paralajmërimi vjen ndërkohë që shërbimet greke të emergjencave po luftojnë me flakët në katastrofën më të madhe të viteve të fundit, si pasojë e zjarreve në kryeqytetin Athinë, që i kanë marrë jetën deri më tani disa dhjetëra personave. Diga Ivailovgrad, në lumin Arda, në malet Rodope në lindje, ka shumë gjasa të tejmbushët ditët e ardhshme për shkak të reshjeve që pritet të bien, tha ministria e jashtme bullgare. Lumi Arda rrjedh drejt lindjes në Greqi dhe i bashkohet lumit Maritsa në kufirin greko-turk.

Sofja tha se pret rritje masive të nivelit të ujit në të dy këto lumenj veçanërisht në afërsi të qytetit bullgar Svilengrad, në afërsi të kufirit turk. Autoritetet bullgare kanë shpallur gjendjen e emergjencës në disa bashki pas shirave të rrëmbyeshëm. Një person humbi jetën pasi u rrëmbye nga ujërat e përmbytjeve në qytetin bullgar Teteven, të martën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...