Trump: Kina po lufton egërsisht fermerët amerikanë

E mërkurë, 25 July 2018 22:48

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump akuzoi të mërkurën Kinën se kishte vënë në shënjestër fermerët amerikanë në një mënyrë “të egër” dhe se po i përdor ata si levë për të marrë koncesione në tregti.

“Kina po synon të godasë fermerët tanë, të cilët e dinë se unë i dua dhe respektoj. Me këtë veprim, Kina synon të më detyrojë mua të vazhdoj t’i lejoj ata të përfitojnë nga SHBA-të. Ata janë të egër në atë që do të jetë përpjekja e tyre e dështuar. Ishim mirë deri tani!”, shkroi Trump në Twitter.

Fermerët amerikanë kanë qenë një objektiv i veçantë në përplasjen globale mbi politikën tregtare, meqë vendet e tjera kërkojnë të hakmerren për detyrimet e SHBA për mallrat kineze, si dhe për importet prej çelikut dhe aluminit nga Bashkimi Evropian, Kanadaja dhe Meksika.

Vendet e prekura nga tarifat amerikane, kanë synuar rritjen e taksave për prodhimet bujqësore të SHBA-ve, duke përfshirë sojë, qumështra, mish, prodhim dhe pije alkoolike. Shtetet e Bashkuara eksportuan 138 miliardë dollarë në prodhimet bujqësore në 2017-ën, duke përfshirë 21.5 miliardë dollarë soje, eksportin më të vlefshëm. Vetëm Kina importoi 12.3 miliardë dollarë amerikanë, produkte të sojeve vitin e kaluar, sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë.

Të martën, administrata Trump tha se do të përdorë një program të epokës së Depresionit të Madh, për të paguar deri në 12 miliardë dollarë për të ndihmuar fermerët e SHBA-ve.

Shumë fermerë dhe ligjvënës të fermave shtetërore e dënuan këtë veprim. Senatori republikan i Nebraskës, Ben Sasse, një kritik i Trump, e krahasoi politikën e tij me “patericat e arta”, për të kompensuar një luftë tregtare që do t’i kushtonte shumë më shumë fermerëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...