BE - SHBA drejt zgjidhjes në mosmarrëveshjet tregtare

E Enjte, 26 July 2018 08:27

Shpresat për takimin Trump Juncker ishin jashtëzakonisht të ulëta. Por nga Uashingtoni njoftohet për një afrim në konfliktin tregtar transatlantik.

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ranë dakord në takimin e tyre në Shtëpinë e Bardhë të zhvillojnë bisedime mbi heqjen e tarifave doganore mbi mallrat industriale. Për sa kohë që zhvillohen negociata, SHBA dhe BE nuk do të vendosnin tarifa të reja doganore, tha Juncker. Përveç kësaj, qëllimi është të flasim për harmonizimin e standardeve dhe të punojmë së bashku për të reformuar Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), tha Presidenti i Komisionit Evropian. Ai gjithashtu konfirmoi se Bashkimi Evropian dëshiron të importojë në të ardhmen më shumë sojë dhe gaz të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara.
Presidenti amerikan tha: "Ne u takuam pikërisht këtu në Shtëpinë e Bardhë për të filluar një fazë të re në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, një periudhë miqësie të ngushtë dhe marrëdhëniesh të forta tregtare nga të cilat të dy do të fitojmë."
Junckeri shkoi posaçërisht në Uashington për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të mosmarrëveshjeve tregtare. Trumpi ka vendosur tashmë dogana të posaçme për importet e çelikut dhe të aluminit. BE u përgjigj me tarifa doganore hakmarrëse ndaj produkteve amerikane si uiski, xhinse dhe motoçikleta. Trump kishte deklaruar edhe dogana të posaçme edhe për importin e  makinave evropiane, gjë që do të godiste sidomos prodhuesit gjermanë. BE përgatiti për këtë rast masa të mëtejshme hakmarrjeje.
Altmaier: "Lajm i mirë!"
Ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier u shpreh entuziast për marrëveshjen. "Doganat duhen ulur dhe jo ngritur! Kjo siguron tregtinë e lirë dhe miliona vende pune!" shkroi ai në Twitter. Junckeri dhe komisionerja e BE-së për Tregtinë, Cecilia Malmström, kanë negociuar "në mënyrë të mrekullueshme" në Uashington, shkroi Altmaier.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...