Vijon kërkimi i të zhdukurve në Greqi, 82 të vdekur nga zjarret

E Enjte, 26 July 2018 12:37

Numri i të vdekurve nga zjarret në pyje që u vërsulën drejt vendpushimeve bregdetare pranë kryeqytetit grek Athinë është rritur në 82, ndërsa numri i të plagosurve arriti në 187,  tha të enjten zëdhënësja e Brigadës së Zjarrfikësve, Stavroula Malliris.

Gjatë së mërkurës u identifikuan 61 prej tyre. Ndërkohë skuadrat e shpëtimit po shkojnë derë më derë në kërkim të trupave dhe nuk është çudi që bilanci i viktimave të rritet akoma më shumë, pasi një numër i madh personash konsiderohen ende të zhdukur.

Ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos, së bashku me kryebashkiakun Rafina-Pikermi Evangelos Bournous dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ajrore vizituan sot zonat e prekura nga zjarret vdekjeprurëse në Atikën Lindore.

Në një takim të mbajtur më parë gjatë ditës, Bournous njoftoi se 25% e shtëpive në zonë, rreth 1500 në total janë shkatërruar terësisht, 50 për qind janë dëmtuar pjesërisht dhe 25 për qind janë të paprekura. 

Kryebashkiaku i Rafinës i kërkoi Ministrit të siguronin staf dhe të hapnin çerdhe, në mënyrë që fëmijët e vegjël të kalonin kohën dhe të harronin momentet e vështira që përjetonin. Ai gjithashtu kërkoi ndihmën e ushtrisë për të rindërtuar palestrën në Neos Voutzas. 

Kryebashkiaku deklaroi se nëse nuk do të ishte për ushtrinë të ndalonte zjarrin në kampin e Agios Andreas, zjarri do të kishte djegur të gjithë zonën.

Nga ana e tij, Kammenos tha se qëllimi i ministrisë është të kontribuojë në restaurimin e plotë të zonës. 

Ai theksoi se mbrojtja nga përmbytjet është shumë e rëndësishme dhe ushtria do të kontribuojë menjëherë.  

Ai tha se plani i qytetit duhet të ndryshohet dhe rrugët duhet të hapen duke i dhënë akses në det, në mënyrë që asnjë viktimë tjetër të mos vritet në të ardhmen.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...