×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pas takimit Trump-Putin, topi kalon në fushën e CIA…!

E Enjte, 26 July 2018 20:08

Një dhuratë e papritur, si shenjtë e zbutjes së tensioneve dhe urimi për Botërorin 2026, apo një gropë e rrezikshme në sistemin e sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Nga këto tre hipoteza, njëra është e vërtetë.

Por duke dëgjuar lajmet që vijnë nga SHBA, topi i futbollit që Putin i dhuroi Trump në takimin e zhvilluar në Helsinki, mund të jetë rreziku i spiunazhit.

I gjithë faji është i një “çipi”, i futur në topin “Telestar”, me të cilin u luajt Kupa e Botës 2018. Sipas “Adidas” ky çip shërben për të favorizuar blerjen e atij që dëshiron të marrë topin, duke e porositur në një “smartphohe”, ku jepen të gjitha informacionet për topin, çfarë ndeshjesh janë luajtur me të dhe sa është përdorur.

Por problemi është t’ia shpjegosh diçka të tillë shërbimeve sekrete të Amerikës dhe atyre që e shohin Putin si simboli i “Kalit të Trojës” për vendin e tyre.

Që presidenti rus i ka dhuruar vullnetarisht topin Trump, me një çip brenda, kjo mbetet për t’u vërtetuar.

Në tetori ky çip mund të manipulohet lehtë dhe të bëhet një rrezik për sigurinë kombëtare. Kësisoj, një top futbolli ka qenë objekt i një diskutimi të gjatë dhe është bërë një kontroll në të nga CIA, që më pas u tha se ishte një kontroll rutinë për çdo dhuratë që i bëhet presidentit të SHBA.

Metoda të “luftës së ftohtë” të fshehura pas një topi? Ku i dihet, por në një periudhë ku shihen komplote kudo dhe një dhuratë mund të shkaktojë dyshime, pak a shumë të bazuara në realitet.

Fjalët e drejtorit të CIA, Dan Coats, nuk kanë shërbyer për të qetësuar opinionin publik duke thënë: “Moska përpiqet vazhdimisht të prishë demokracinë amerikane.”

Po e bën edhe nëpërmjet një sfere lëkure me vlerë rreth 100 euro? Eh, nuk i dihet, por në momentin e luftës kibernetike asgjë nuk është e sigurt 100%.

Kësisoj topi kalon në fushën e CIA, në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...