SHBA në OKB: Vendet arabe të ndihmojnë Palestinën

Premte, 27 July 2018 12:09

Nikki Haley, Ambasadorja amerikane në OKB, ka reaguar ashpër ndaj vendeve arabe, duke pretenduar se nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar Palestinën ose stabilizimin e paqes në rajon.  Haley tregon se Egjipti, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Algjeria, Tunizia, Pakistani, Omani, Irani apo dhe Turqia, sipas saj nuk kanë dhënë kontribute financiare për agjencinë e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë (UNRWA).

Në emrat e sipërpërmendur mungon Arabia Saudite, e cila në fakt dhuroi një këst prej 200 milion dollarësh muaj më parë për Palestinën, por dhe me gjasë për shkak se Riadi mbështet aministratën Trump në qasjen ndaj konfliktit.

Haley gjithashtu hodhi poshtë akuzat se ajo, pra vendi i saj, SHBA nuk u kujdesën për popullin palestinez. Ajo tha se SHBA, përveç financimit të agjencive e OKB-së për refugjatët palestinezë, vitin e kaluar dhuroi 300 milionë dollarë ndihmë. Ajo vuri në dukje se shumë nga shtetet arabe janë aq të pasura sa mund t’ja kalojnë dhe SHBA në potenciale ndihme, porse sipas saj nuk e bëjnë këtë gjë.

“Askush në rajon nuk është më i fortë se sa fqinjët arabë, palestinezët dhe anëtarët e tjerë të Organizatës së vendeve Islamike”, tha Haley.

Modifikuar më Premte, 27 July 2018 12:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...