Pamje ferri, tornado zjarri mbulojnë Kaliforninë, dy të vdekur (FOTO)

Saturday, 28 July 2018 13:26

Një zjarr i tërbuar në Kaliforninë veriore ka vrarë dy zjarrfikës dhe ka detyruar dhjetëra mijëra njerëz të iknin nga shtëpitë e tyre.

Zjarret në qarkun e Shastas po kaplohen nga erërat e forta për të formuar “tornado zjarri” që po çrrënjosin pemët dhe përmbysin makinat, thonë zyrtarët e shpëtimit nga zjarri.

Zjarri ka shkatërruar të paktën 500 struktura dhe ka detyruar mijëra njerëz të braktisin shtëpitë e tyre, raportoi “BBC”.

“Po shohim rrotulla zjarri – fjalë për fjalë kjo mund të përshkruhet si një uragan”, tha shefi i departametit të zjarrfikësve Ken Pimlott.

“Këto janë kushte ekstreme… duhet të kujdesemi dhe të evakuojjmë, evakuojmë dhe evakuojmë”, shtoi ai.

Rreth 37, 000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

“Asnjëherë në jetën time nuk kam parë kësi tmerre”, tha një banore vendase.

Zjarret janë një dukuri e zakonshme në Kaliforni gjatë verës së gjatë, me temperatura të nxehta dhe  të thata.102730453-97e88265-d82e-447b-8ca7-c9983e5f3832_1532774648-7640847.jpg

Modifikuar më Saturday, 28 July 2018 13:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...