Gjermania frenon azilkërkuesit, vendos rregulla të forta

Diel, 29 July 2018 09:56

Rregullorja e posaçme e qeverisë gjermane, publikuar nëntorin e 2015-tës, për punësimin ligjor të qytetarëve nga Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia e Shqipëria ka dhënë mjaft efekt.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë i konfirmoi Deutsche Welles “rritjen e ndjeshme të kërkesave për vizë nga vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim punën në Gjermani. Numri i kërkesave për vizave është shumëfishuar dhe vazhdon të rritet.”

Qëllimi i kësaj nisme ishte të ulej vala e azilkërkuesve te parregullt. Dhe në fakt, nuk ishin të paktë ata që arritën ta përmbushnin dëshirën e tyre.

Vetëm në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar ambasadat gjermane në vendet e Ballkanit Perëndimor dhanë 19.294 viza pune. Ambasada gjermane në Tiranë arriti për vitin 2017 të japë 2796 viza. Shifra është e lartë, por duket e pamjaftueshme, shkruan DW.

Sepse në dyert e ambasadave presin akoma më shumë aplikues për një vizë pune. Agjencia Gjermane e Punës dha nga janari deri në shtator 2017, gati 23.000 miratime provizore paraprake për aplikuesit nga Kosova, por viza u dhanë vetëm për rreth 4800 vetëve.

Miratimi provizor paraprak është kusht për të marrë vizën e punës. Prishtina faktikisht paraqitet me problematikja në këtë drejtim me me shume se nje vit kohe pritjeje, ndërsa ne tirane, kjo periudhë është 6 muaj. Duke i shtuar kësaj edhe kohen e përpunimit të dokumenteve, shfaqet një problem i ri: Duke qenë se punëdhënesi ka nevojë shpejt, ndërsa personi nuk arrin të marrë dot vizën në kohën e duhur, ai mund të kërkojë zgjidhje diku tjetër dhe oferta për punë bie.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...