Koment: Gjermania në prag të krizës psikike

Diel, 29 July 2018 14:11

Tek dorëheqja e Mesut Özilit duket gjendja e rrezikshme, ku ndodhet Gjermania. Ky vend është në rrugën e humbjes së aftësisë për shkëmbimin e hapur të argumenteve, mendon kryeredaktorja e Deutsche Welles, Ines Pohl.

Në fillim ky problem vetëm të zemëronte, në krahasim me problemet e tjera që preokupojnë botën, me thënë të drejtën një problem shumë i vogël. Mesut Özil, lojtari i ekipit kombëtar gjerman me rrënjë turke viziton presidentin Erdogan, pozon krah tij, fotoja përhapet në internet. Fillon një debat që mund të zhvillohej me shumë interes. Çfarë roli shoqëror luan një futbollist, që përfaqëson vendin në kampionate të rëndësishme. Sa besnikëri mund të kërkojë ky vend? Ku janë kufijtë mes rolit dhe privatësisë. Dhe sidomos: Pse lejohen të pozojnë politikanët në krah të despotëve, por lojtarët e ekipit kombëtar jo?
Pyetje me interes, para kampionatit të diskutuara në një nivel që i kishte momentet e tij kulmore. Por ndodhi që ekipi gjerman dështoi keqazi në kampionat, si kurrë në një kampionat më parë, dhe Gjermania nxorri në dritë gjendjen e saj të vërtetë.
Özil stilizohet si fajtori
Papritur Mesut Özil, lojtari i përmendur deklarohet si fajtori për dështimin në sport dhe me këtë lihet vetëm. Diskutimi humbi çdo masë, racizmi i pastër mundi rëndësinë e diskursit. Ndërkohë që hapësira për kritikën me fakte për afrinë e Özilit me Erdoganin u zvogëlua gjithnjë e më shumë. Papritur pretendimi për mungesën e luajalitetit të njerëzve me „sfond migracioni" sundoi pjesë të mëdha të debatit publik.

Gjermania është në rrugën e humbjes së aftësisë si një shoqëri të kërkojë argumentin më të mirë dhe të grindet për këtë. Me sa duket po humbasim edhe normat e mirësjelljes, që krijojnë kuadrin mbrojtës për debate të guximshme politike, për një shkëmbim të qartë dhe të drejtë të argumentave.
Një çështje pushteti ngrihet në parim
Jo vetëm në mediat sociale, por edhe nga radhët e qeverisë stilizohen vlerësimet e ndryshme si çështje besimi, pushteti ngrihet në parim, kundërargumenti nuk kuptohet si ofertë, por si sulm. Tingëllon banale, por diskutimi në thelb jeton prej asaj që ta dëgjosh tjetrin. Që shoqëritë të zhvillohen më tej, duhet të ruhen hapësirat, ku pikëpjekja të bëhet me empati, e nxitur nga dëshira, për ta kuptuar tjetrin përballë teje, për të verifikuar qëndrimin tënd. Që një debat të jetë i frytshëm, duhet që në fillim të tij të ketë një ujdi – se çfarë vlen janë argumentat dhe jo mundësia rikonfirmim të bindjeve të thella.
Një kthesë në frymën e kohës
Mënyra se si u zhvillua konflikti për Özilin, tregon se sa e polarizuar është Gjermania dhe sa i madh rreziku, që edhe këtu, si në vende të tjera, në fund të dominojë dëshira për ardhjen e një „fyhreri"- udhëheqësi të ri, që t‘i vendosë gjërat në vend, e t'ua mbyllë gojën, të gjithë atyre që kanë një qëndrim tjetër. Shumë postime në mediat sociale e vërtetojnë këtë kthesë në frymën e kohës. Këtë mund ta ndryshojë në fund vetëm çdonjëri prej nesh – përmes sjelljes së tij dhe reflektimit të vazhdueshëm kritik të qëndrimit në diskutime. DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...