Merkel, presidentja e ardhshme e KE?! Analiza e “Ilsole24ore”: Mund të lëshojë kreun e BQE

Diel, 29 July 2018 15:33

“Ilsole24ore” shkruan se kancelarja gjermane Angela Merkel mund të synojë vitin e ardhshëm kreun e Komisionit Europian, post që aktualisht mbahet nga Jean-Claude Juncker.

Në analizën e publikuar evidentohet fakti se vitin e ardhshëm përfundon mandati i kreut të Bankës Qendrore Europiane dhe ai i Presidentit të Komisionit Europian.

E në garën për drejtimin e këtyre institucioneve të rëndësishme, sipas “Ilsole24ore”, Merkel mund të lëshojë në garën për postin e kreut të BQE-së për të marrë drejtimin direkt të Komisionit Europian.

“Përllogaritësja pragmatike Merkel mund të vendosë që të sakrifikojë presidencën e BQE-së, që do të përbënte detyrën e katërt financiare që mbajnë përfaqësues nga vendi i saj, një “poker asash” gjerman. Duke lëshuar drejtimin e BQE-së, Merkel mban një dorë në fondin për shpëtimin e shteteve që do të përforcohet me paketën e reformave europiane dhe në shkëmbim mund të kërkojë poltrona politike me peshë, për shembull atë të Jean-Claude Juncker që lirohet në nëntor të vitit 2019, njëkohësisht me atë të Mario Draghit të Bankës Qendrore Europiane e në të cilën mund të ulet vetë Kancelarja” shkruhet në artikull.

Artikulli ngre shumë pikëpyetje për përshtatshmërinë e kandidatit gjerman për drejtimin e BQE-së ndërsa evidentohet se rrethanat e pritshme në Bashkimin Europian (populizmi në zgjedhjet e ardhshme të majit 2019, nevoja për një dorë të fortë në përballimin e krizës së ardhshme, pikëpyetjet për euron apo negociatat politike për ristrukturimin e borxheve të shteteve në krizë) mund të bëjnë që vëmendja e Gjermanisë të përqendrohet në detyrën e kreut të Komisionit Europian.

Artikulli original: http://www.ilsole24ore.com/art/mondo/2018-07-28/merkel-sogno-cancelliera-guidare-commissione-ue-201842.shtml?uuid=AEIrmzTF

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...